19:51 / 09.01.2024
Lajçak bisedon me këshilltarin e Macronit për dialogun Kosovë-Serbi
B. H. | RTKlive
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar në Paris ku ka zhvilluar takim me Emmanuel Bonne, këshilltar i presidentit francez, Emmanuel Macron, për dialogun Kosovë-Serbi.
”Kam përfunduar vizitën time të parë të vitit 2024, e cila më çoi në Paris. Kisha takime shumë të rëndësishme dhe të dobishme në Quai d’Orsay dhe në Élysée për të përgatitur për muajt në vijim. Jam mirënjohës për mbështetjen e fortë franceze për dialogun e lehtësuar nga BE dhe punën time”, ka shkruar Lajçak në platformën X.
























