QKK hap konkursin për subvencionimin e projekteve filmike
RTKlive
Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur konkursin për subvencionimin e projekteve filmike.
Këtë vit, përbrenda thirrjes janë edhe dy kategori të reja: të zhvillimit të skenarit për film të metrazhit të gjatë artistik dhe të animuar si dhe kategorinë për film të shkurtër studentor.
“Poashtu, risi e kësaj thirrjeje është edhe zgjerimi i mbështetjes në bashkëprodhimin minor ku këtë vit përfshihet edhe filmi dokumentar. E njëjta vlen edhe për kategorinë post-produksion për film të metrazhit të gjatë, të cilit i shtohet edhe filmi dokumentar. Ndërkaq, tash e tutje, skenaristët kanë mundësinë të aplikojnë për mbështetje si skenaristë të pavarur në kategorinë Zhvillim i Skenarit”, thuhet në njoftim.
Përmes subvencionimit, projektet filmike do të mbështetën në këto kategori:
- Film i metrazhit të shkurtër artistik
- Film i metrazhit të gjatë - për regjisorët debutantë
- Film i metrazhit të gjatë - dokumentar
- Film i metrazhit të gjatë - artistik
- Film i shkurtër studentor
- Zhvillim i skenarit për film të metrazhit të gjatë - artistik dhe i animuar
- Film i metrazhit të gjatë - i animuar
- Post-produksion për film të metrazhit të gjatë - artistik dhe dokumentar
- Bashkëprodhim minor për film të metrazhit të gjatë
- Zhvillim i projektit për film të metrazhit të gjatë - artistik, dokumentar dhe të animuar
- Film i shkurtër - i animuar
- Film i metrazhit të shkurtër - dokumentar























