‘Poision in Paris’ nga Robert Wilton tashmë i përkthyer në shqip
BKT
Kulturë

‘Poision in Paris’ nga Robert Wilton tashmë i përkthyer në shqip

M.P. / RTKlive

Libri i autorit britanik i cili prej vitesh gjendet në libraritë kosovare, “Poison in Paris” nga Robert Wilton, tani vjen edhe në versionin shqip.

“Helmim në Paris” quhet vepra e shqipëruar e cila u mundësua nga shtëpia botuese “Bard Books”. I ftuar në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së, Robert Wilton ka folur për misterin dhe dramacitetin që bartin faqet e kësaj krijimtarie.

Ngjarja zhvillohet rreth një udhëtimi në trenin e famshëm “Express orient” gjatë vitit 1910, ku furgoni bëhet dëshmitar i përplasjes së karaktereve të ndryshme. Paraprijëse e ngjarjeve misterioze që zhvillohen në libër është një dokument i cili ka rëndësi ndërkombëtare.

“Puna ime në çdo fushë ka qenë e vazhdueshme drejt forcimit të lidhjeve mes shqipes dhe gjuhës angleze. Kam parë disa forma komunikimi, vet kam përkthyer letërsinë mes shqipes dhe anglishtes, për mua është nder i madh që përkthehem unë në gjuhën shqipe”, ka thënë ai për RTK-në.


MË SHUME NGA Kulturë