09:14 / 11.01.2024
Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për Kosovën
SH.Ç/RTKlive
Emiratet e Bashkuara Arabe, i kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur presidentja Osmani.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit të saj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
"Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhërinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve tona dhe qytetarëve tanë", ka shkruar Presidentja Osmani në ‘X’.























