Konjufca takim me Von Carmon, temë proceset aktuale politike
BKT
Lajme

Konjufca takim me Von Carmon, temë proceset aktuale politike

V.Th. RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon Taubadel, me të cilen diskutoi për proceset aktuale politike në vendin tonë dhe çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të Kosovës, njofton Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit.

Në ketë njoftim thuhet se Konjufca e njoftoi raportuesen Von Cramon për angazhimet e institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e obligimeve që lidhen me këtë proces, ndërsa shprehu kënaqësinë që tashmë edhe qytetarët e Kosovës gëzojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes në Zonën Schengen.

Në takim gjithashtu u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe rajon, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për të garantuar përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.


MË SHUME NGA Lajme