19:35 / 13.01.2024
Mbërrin helikopteri nga SHBA në Tiranë, mundësi për forcim ajror
M.P. / RTKlive
Ka mbërritur helikopteri i parë UH-60 Black Hawk në Shqipëri, si donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka dhënë Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, teksa kanë thënë se kjo mbështetje kalon 50 milionë dollarëshin nga fondet e ndihmës.
“Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje”, kanë shkruar ambasada.
Tutje ata kanë thënë se janë krenar për partneritetin, ashtu siç e kanë quajtur, të fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.























