20:19 / 13.01.2024
Kabineti i kryeministrisë me punëtori për vitin 2024
M.P. / RTKlive
Zyra e Kryeministrit së bashku me kabinetet politike të ministrive, për dy ditë kanë zhvilluar punëtori të përbashkët për planifikim strategjik dhe operacional.
Sesionet me kabinetet politike të ministrive ishin të ndara sipas shtyllave bazë të Planit Kombëtar të Zhvillimit.
“U prezantuan rezultatet, të arriturat dhe sfidat gjatë vitit të kaluar, si dhe planet për vitin 2024 për zbatim efektiv të objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës për qeverisje të mirë, siguri dhe sundim të ligjit, zhvillim të barabartë dhe ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftim.
Sipas këtij njoftimi, Kurti ka ftuar anëtarët e kabinetit qeveritar për më shumë angazhim në vitin 2024 për punën e Qeverisë.
























