13:40 / 14.01.2024
Hovenier citon Luther King: Paqja e vërtetë, prania e drejtësisë
M.P. / RTKlive
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka cituar aktivistin e paqes i cili bëri revolucion në kohën e tij, Marthin Luther King, në ditën e përkujtimit të veprimtarisë së tij.
“Paqja e vërtetë nuk është thjesht mungesa e tensionit; është prania e drejtësisë”, ka shkruar në X Hovenier.
Tutje ai ka bërë thirrjen që të frymëzohen nga vizioni i King për “përfshirjen, jodhunën dhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të çdo qenieje njerëzore”.
























