Aksident trafiku në Klinë, humb jetën një 36 vjeçar
BKT
Foto: Arkiv
Lajme

Aksident trafiku në Klinë, humb jetën një 36 vjeçar

M.Sh/RTKlive

Një person 36 vjeçar ka humbu jetën si pasojë e një aksidenti me makina në Krushevë të Klinës. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës nëpërmjet një kumtese për media.

“Ju informojmë se me datë 15. Janar 2024, rreth orës 12:52, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Krushevë e vogël – Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Në këtë aksident ishin të involvuara, një  veturë dhe një kamion-cisternë, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos respektimit të shenjave të komunikacionit ( tejkalim në vijë të plotë). Si pasojë e këtij aksidenti njëri nga të lënduarit ndërron jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësorë”, njofton policia.

Sipas policisë, personi që ka  humbur jetën është B. H.  i lindur më 1988.

“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore  në Prishtinë, për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë së Shtetit.


MË SHUME NGA Lajme