Musliu: Qytetarët duhet të mobilizohen për mbrojtjen e të drejtave të tyre
F.S / RTKlive
Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, njëherësh kryetare e Komisionit që mbikëqyr punën e AKI-së, e ftuar në ‘Info Plus” të RTK-së, ka folur çmimin e faturave të energjisë elektrike për muajin e fundit si dhe për zhvillimet aktuale politike e të sigurisë në vend.
Me këtë rast Musliu, tha se seanca e sotme e Kuvendit erdhi zi rezultat i thirrjeve të qytetarëve, që Kuvendi i Kosovës të marr masa kundër shtrenjtimit të tarifave të rrymës.
“Është për të ardhur keq që sesioni pranveror i Kuvendit të filloj me seanca të jashtëzakonshme ku duhet të trajtohen tema të tilla. Edhe në këtë seancë sikurse edhe në seanca të tjera qytetarët e Kosovës janë të braktisur nga Qeveria e Kosovës gjatë gjithë kohës, ku në sallën e kuvendit vetëm një ministre qëndron dhe asnjë tjetër”, tha Musliu në RTK.
Sa u përket problemeve të qytetarëve, Musliu u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që mos të presin vetëm nga opozita zgjidhjen e problemeve shoqërore, porse përmes protestës t’i kërkojnë të drejtat e tyre.
Musliu tha se qytetarët e Kosovës janë varfëruar për shkak të politikave të dëmshme të Qeverisë së Kosovës.























