18:45 / 20.01.2024
Presidenti Biden thotë se Rusia kërcënon vendet e Ballkanit
A.B/RTKlive
Presidenti amerikan, Joseph Biden, ka alarmuar se anulimi i mundshëm i ndihmës financiare për Ukrainën mund të shpije në fitore të shpejtë të Rusisë e madje edhe krizë të re në Ballkan.
“Nëse ne largohemi dhe Rusia është në gjendje të mbajë sulmin e tyre dhe të rrëzojë Ukrainën, çfarë do të ndodhë në vendet e Ballkanit? . Çfarë do të ndodhë nga Polonia në Hungari?”, tha ai, raporton “NBC News”.























