`Fjalë e Tinguj` me episod për inspirimin botëror, Maria Callas
BKT
Kulturë

`Fjalë e Tinguj` me episod për inspirimin botëror, Maria Callas

Dafina Smajli / RTK

Figura e artistes, Maria Callas u shfaq në emisionin që i dedikohet artit muzikor " Fjalë e tinguj" në RTK. Ky episod vjen si shpërfaqje e biografisë së artistes Callas si dhe me opinionet e profesionistëve muzikor vendor për krijimtarinë e saj.

Në fakt emri i vërtet i saj është Cecilia Sophia Anna “Maria” Kologeropoulos dhe është lindur  me 2 dhjetor të vitit 1923 në New York vetëm pak muaj pasi prindërit e saj mbërritën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Greqia.

Ajo ishte më e vogla prej tre fëmijëve, motrës Jackie dhe vëllaut Vasilis që vidq nga meningjiti në vitin 1922, pas dhimbjes për humbjen e djalit nga kjo sëmundje prindërit  të dëshpëruar kërkonin me çdo kusht një djalë.

Kur Maria lindi, e ëma refuzoj ta shihte vajzën e saj për katër ditë dhe prej atëherë marrëdhënia e tyre ishte e përçarë. Nga një fëmijëri e palumtur e divorc të prindërve, Maria mori edukim muzikor dhe bëri disa përpjekje për të hyrë në konservatorin e Athinës, e ëma e bindi Maria Trivela ta dëgjonte duke kënduar.

Trivella siguroj shpejtë se zëri i Maria Callas ishte ai i një sopranoje dramatike e jo i një “ Contraalto” siç ishte besuar më parë.

Callas ushtronte pesë , gjashtë orë në ditë, deri sa arriti që Elvira de Hidalgo, sopranoja e famshme të bëhet pedagogia e saj. Callas si studente arrit të siguroj një numër të vogël rolesh, por që dalë ngadalë, arriti që gjatë gjithë jetës të numëroj 49 role e 819 paraqitje skenike.

Soprano e njohur kosovare Arta Jashari rrëfen për “Fjalë e tinguj”  se Maria Callas është figura më e rëndësishme në histori për teknikën vokale, paraqitjet skenike dhe operën në përgjithësi.

“Që nga fëmijëria ime jam e njoftuar me zërin e Maria Callas, sepse kisha fatin të rritem duke dëgjuar muzikë artistike, ka qenë dhe do të mbetet pjesë e rrugëtimit tim, teknika e saj vokale e sidomos ajo stilistike është tepër e rëndësishme jo vetëm për mua po për çdo solokëngëtar që ta kenë një bazë, e pastaj të zhvillojnë një origjinalitet të vokalit”, ka thënë Jashari për RTK-në.

Rishtazi në projektin e Kult Plus, “ Ta zbardhi ftyrën” edhe sopranoja e njohur ndërkombëtarisht, Elbenita Kajtazi në një rrëfim për jetën e saj, tha se Callas ishte inspirim për rrugëtimin e saj artistik.

Maria Callas u bë një divë botërore e kërkuar nga të gjitha teatrot kryesore, revistat e ndiqnin kudo, por ajo që vinte në binte në sy ishte dashuria që kishte publiku për të.

Një rol të rëndësishëm në jetën e saj pati sipërmarrësi grek Aristoteli Onassis, dhe u bë shkak për fundin e martesës së saj me Giovanni Battista Meneghini,  por kjo lidhje e re me Onassis solli gjithnjë e më pak paraqitje përpara publikut. Goditja më e madhe ishte kur Oasis u martua me Jacqueline Kennedy, duke lënë Callas të mbyllur e të dëshpëruar në apartamentin e saj në Paris duke bërë që zëri i saj të shuhet çdo ditë e më shumë.

 “Diva” siç kishte epitetin Maria Callas vdiq në 16 shtator të vitit 1977, kur ishte vetëm 53 vjeçe. La amanet që hiri i saj të shpërndahej në Detin Egje.

 


MË SHUME NGA Kulturë