Çitaku akuzon Bislimin: Ju silleni si opozitarë rrënues
BKT
Lajme

Çitaku akuzon Bislimin: Ju silleni si opozitarë rrënues

F.S / RTKlive

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili hodhi dyshime mbi pavarësinë e gjyqësorit në vend, në konferencën për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Bislimi konferencën me Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë e shfrytëzoi për të hedhur “helm kundër institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës”.

“Nëse ai është në gjendje ta bëjë këtë para gazetarëve dhe mediave, imagjinojeni se si i mbron dhe përfaqëson Bislimi interesat e Republikës sonë në takimet private”, tha ajo.

Çitaku me këtë rast ka shkruar se “në vend së të silleni si liderë dhe përfaqësues të interesave të shtetit dhe qytetarëve – ju silleni si opozitarë rrënues dhe të papërgjegjshëm”.


MË SHUME NGA Lajme