KQZ pranon peticionet për shkarkimin e kryetarëve në veri
BKT
Lajme

KQZ pranon peticionet për shkarkimin e kryetarëve në veri

Sh.Ç/RTKlive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar peticionet e nënshkruara nga qytetarët për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit.

KQZ-ja gjatë ditës ka pranuar edhe peticionin nga Mitrovica e Veriut, ndërsa verifikimi i nënshkrimeve është proces që do të zgjasë.

 Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në mbledhje ka theksuar se nevojitet kohë për verefikim.

“Konfirmojmë se kemi pranuar peticionet prej katër komunave dhe verifikimi i nënshkrimeve do të bëhet ditëve në vijim. Ka numër të madh të nënshkrimeve dhe nevojitet kohë për konfirmim”, ka thënë Radoniqi.


MË SHUME NGA Lajme