10:51 / 30.01.2024
Goranci në koncertin “La Femme” në Vjenë
Ardiana Gashi / RTK
Flaka Goranci mezosopranoja e njohur botërisht e operës ka lajmëruar se do të këndojë në koncertin e titulluar La Femme në Vjenë të Austrisë të organizuar nga Bunte Kunst Vjenë.
Sipas lajmërimit në faqen e saj zyrtare së bashku me dirigjenten e ukrainase Aleksandra Korobka dhe orkestrën e grave "World Chamber Orchestra" do të sjellin histori dhe muzikë të veçantë nga kompozitore femra nga e gjithë bota.
“Ne këndojmë kundër Luftës
Ne këndojmë për paqen!
Ne këndojmë për dashurinë!”, ka shkruar në Facebook Goranci.























