Lajçak takon komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë
E. Hoti / RTKlive
Përfaqësuesi posaqëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me komandantin e forcave të KFOR-it, Ozkan Ulutash.
Lajçak gjatë vizitës në Kosovë ka pasur një sërë takimesh përfshirë edhe me komandantin e KFOR-it.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga KFOR-i, Lajçak dhe Ulutash kanë diskutuar rreth përpjekjeve të përbashkëta drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.
“Ishte një kënaqësi të takohesha me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak, dhe të diskutojmë mbi angazhimin tonë të përbashkët për një Kosovë dhe rajon të sigurt. Misioni i NATO-s KFOR është i përkushtuar të mbështesë kornizën e sigurisë, duke ndihmuar dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, për të mirën e të gjithë komuniteteve,” thuhet në njoftimin e KFOR-it.























