Osmani në nderim të heronjve: Nismëtarë të lirisë, frymëzues të UÇK-së
BKT
Lajme

Osmani në nderim të heronjve: Nismëtarë të lirisë, frymëzues të UÇK-së

M.P. / RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani ka realizuar homazhe pranë bustit të Zahir Pajazitit në Prishtinë, në nderim të 27-vjetorit të rënies së tij bashkë me Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën.

“Ata ishin nismëtarë të lirisë, ishin frymëzues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nëpërmjet guximit, trimërisë dhe sakrificës së tyre inspiruan mijëra djem e vajza të UÇK-së që të luftojnë për lirinë e Kosovës dhe ndërtuan themelet e forta për shtetin e pavarur e sovran”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se ata dëshmuan se çmimi i lirisë është i lartë, por që sot shteti i Kosovës të vetmin udhërrëfyes e ka trimërinë e heronjve si ata.


MË SHUME NGA Lajme