Abdixhiku kritikon Kurtin, premton rritje pagash
BKT
Lajme

Abdixhiku kritikon Kurtin, premton rritje pagash

SH.Ç/RTKlive

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se është i zënë me zgjedhjet ndërshqiptare në Maqedoni të Veriut.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se gjatë qeverisjes Kurti ka pasur propagandë, fjalë të thata e përçarje urrejtëse, teksa Shqipëria po shkon drejt pagës 950 euro për mësuesit.

Ai në një tabelë ka treguar se nëse LDK merr qeverinë, do të ketë rritje të pagave për 23% më shumë se sa janë sot, për mësues, mjekë, policë, ushtarë e zjarrfikës.

 


MË SHUME NGA Lajme