11:00 / 01.02.2024
MBPZHR me aksion për lirimin e pronave në zonën industriale në Prishtinë
E.O. dhe M.P. / RTKlive
(E plotësuar) Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë vendim për lirimin e disa pronave, të cilat janë nën pronësi të këtij institucioni. Lirimi i këtyre pronave po zhvillohet nën asistimin e Policisë së Kosovës, ku policia po vendos shirita.
Sipas vendimeve të MBPZHR-së, të siguruara nga RTK, dokumentet tregojnë se vendimi përfshin pronat në rrugën e magjistrales Prishtinë – Fushë Kosovë në zonën industriale.
Shfrytëzues të këtyre pronave kanë qenë N.T.SH. “Liria FC” dhe N.T.SH. “PATRONI”.
Sipas burimeve të RTK-së, lirimi i këtyre pronave po zhvillohet, nën asistimin e Policisë së Kosovës, ku policia po vendos shirita.




























