19:24 / 02.02.2024
Jordania mposht Taxhikistanin me një gol dhe kalon në gjysmëfinale
Uran Krasniqi/RTKLive
Jordania ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Azisë në futboll pas një fitore vendimtare ndaj Taxhikistanit.
Në ndeshjen çerekfinale Jordania ka fituar me rezultatin minimal 1-0.
Skuadra jordane e ka zotëruar raportin e poesdimit të topit, por golin nuk e ka gjetur.
Momenti i vendimtar ka ndodhur në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë, kur lojtari i Taxhikistanit, Hanonov, ka shënuar një autogol, duke i dhënë Jordanisë avantazhin i cili në fund ka rezultauar edhe goli i fitores.























