Ministri gjerman i Mbrojtjes sot në Kosovë
BKT
Lajme

Ministri gjerman i Mbrojtjes sot në Kosovë

RTKlive

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, sot viziton Kosovën, ku do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, kyreministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci

Pistorius gjatë kësaj vizite do të jetë i shoqëruar nga deputetët të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Takimi me presidenten Osmani do të mbahet në Presidencë duke filluar nga ora 11:00, pas të cilit do të mbahet edhe një konferencë për media.

Në oren 12 e 30, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret për vizitë ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius. 

Ministri gjerman në Ministrinë e Mbrojtjes do të pritet me ceremoni zyrtare, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, nga ora 13:30.

Pas ceremonisë ushtarake, të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse do të mbajnë takim bilateral.

Pas përfundimit të takimeve të planifikuara në Ministri të Mbrojtjes, agjenda ditore do të vazhdojë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, duke filluar nga ora 15:00. Me këtë rast, të dy ministrat e mbrojtjes do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të kësaj Qendre.


MË SHUME NGA Lajme