MKRS për Pagarushën: Vlerë e çmuar e trashëgimisë së artit muzikor
BKT
Kulturë

MKRS për Pagarushën: Vlerë e çmuar e trashëgimisë së artit muzikor

M.P. / RTKlive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka kujtuar ‘Bilbilin e Kosovës’ në 4-vjetorin e vdekjes së Nexhmije Pagarushës.

Institucioni kulturor ka shpërndarë performancën e Filharmonisë së Kosovës vitin e kaluar në Lisbonë me veprën me të cilën njihet më së shumti Pagarusha, “Baresha”.

“Talentin që kishte, ajo e shfrytëzoi për të kultivuar këngën dhe muzikën e mirëfilltë shqipe, duke lënë kështu pas vetes një krijimtari aq të pasur artistike,  plot 5 albume e 88 këngë që janë vlerë e çmuar e trashëgimisë së artit tonë muzikor”, ka shkruar MKRS.

Me zërin e saj të shkëlqyeshëm dhe interpretimin e ndjeshëm, Nexhmije Pagarusha arriti të kapte zemrat e publikut në mënyrë të paimagjinueshme. Këngët e saj, si “Baresha”, ”Ani mori nuse”, ”Mora testin”, “Një lule”, “Zambaku i Prizrenit” dhe shumë të tjera, nuk janë vetëm kompozime muzikore, por janë pjesë e trashëgimisë kulturore të kombit tonë.


MË SHUME NGA Kulturë