Juratoviq: Serbët në veri po manipulohen, Vuçiqi është në presion
BKT
Lajme

Juratoviq: Serbët në veri po manipulohen, Vuçiqi është në presion

Visar Shatrolli /RTK

Një delegacion i Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë, po qendron në Kosovë. Delagacioni është takuar me antarët e Komisionit për Integrim Evropian dhe me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Pas takimeve, Josip Juratoviq politikani gjerman i Partisë Socialdemokrat përmendi trazirat në Serbi, si shkak i manipulimit të zgjedhjeve nga ana e autokratit Aleksandër Vuçiqit .

“Në Serbi, njerëzit janë në rrugë duke kërkuar më shumë demokraci dhe janë kundër regjimit autokratik që po bëhet gjithnjë e më i fortë dhe më masiv në Serbi dhe Vuçiq u vu nën presion masiv. Edhe tani me zgjedhjet e fundit, shihet gjithë manipulimi dhe dominimi në procesin zgjedhor se ai është nën presion të pabesueshëm për të mbajtur qeverinë apo sistemin dhe në këtë situatë është e qartë se ai kërkon çdo mundësi për të dalë nga kritika e brendshme politike me çështje të politikës së jashtme”, tha ai.

Juratoviq foli edhe për situatën aktuale në të cilën gjendet Kosova.

“Mendoj se ajo që po ndodh aktualisht, është sigurisht një përpjekje e Vuçiqit për të treguar se sa i rëndësishëm është ai për serbët këtu në Kosovë. Dje ishim edhe në Mitrovicën e Veriut, njerëzit janë shumë të shqetësuar dhe shumë prej tyre po manipulohen dhe po lihen pas nga të gjithë, si nga Serbia ashtu edhe këtu nga Kosova. Ata janë në fakt në një vakum”, tha ai.

Takimeve të këtij delegacioni me kryetarin e Kuvendit dhe Komisionin për Integrim Evropian, i parapriu edhe takimi me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Këtu në mesin e shumë tema të diskutuar ka qenë edhe ajo e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

 "Kemi diskutuar për situatën aktuale në të cilën është RKS dhe mu m vjen mirë që edhe një herë tjetër prej përfaqësuesve të Gjermanisë dëgjojmë mbështetjen dhe përkrahjen e madhe që ata e kanë për Kosovën në veçanti për procesin nëpër të cilat RKS po kalon e sidomos për situatën që është krijuar pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zvecanit", tha Arbreshë Kryeziu – Hyseni, kryetare Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Delegacioni i Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë, do të qëndrojnë për dy ditë në Kosovë pastaj do të udhëtojë në Beograd.


MË SHUME NGA Lajme