19:51 / 12.02.2024
Kervan e Ahmetxhekaj diskutojnë për programet e komuniteteve në RTK
G.K/RTKlive
Shefi i Grupit Parlamentar Multietnik, Enis Kervan, ka vizituar sot Radiotelevizionin e Kosovës ku është pritur nga menaxhmenti.
Para drejtuesve të RTK-së, Kervan kërkoi shtim të programit për komunitetet joshumicë dhe ofroi mbështetje për projekte të veçanta në shërbim të komuniteteve.
Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, kërkoi përkrahje për financimin e RTK-së bazuar në ligj gjë që sipas tij do të ndikonte edhe në shtimin e programit për komunitete.























