15:18 / 13.02.2024
Kurti e uron presidentin e ri të Finlandës
M.Miftari/RTKlive
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar Aleksandër Stubin për zgjedhjen e tij si president i Finlandës.
Kurti, përmes platformës X, i uroi suksese Aleksandër Stubit, në mandatin e tij si president, teksa shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Finlandë.
“Urime për zgjedhjen president i Finlandës. Mezi pres të punoj me ju për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta. Ju uroj një mandat të suksesshëm përpara”, ka shkruar Kurti.
























