Abdixhiku takohet me Hovenier diskutojnë për zhvillimet e fundit politike
G.K/RTKlive
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e LDK-së, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.
Kreu i LDK-së, përmes një njoftimi në Facebook, bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend dhe se si këto zhvillime reflektojnë jo vetëm në relacionet ndërshtetërore por dhe në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.
"Në prag të 16-vjetorit të pavarësisë, duhet të kujtojmë se sa të rëndësishme mbesin aleancat tona në rrugëtimin euroatlantik. Bashkërendimi i politikave tona, i shërben avancimit të interesit tonë kombëtar, siç i shërben së ardhmes sonë si një shtet modern, model demokratik e zhvillimor në substancë. LDK mbetet e përkushtuar në këtë drejtim. Me bindje dhe vullnet të plotë politik", ka thënë Abdixhiku.























