Koncerti i Filharmonisë për Pavarësi sjellë veprën e eksodit të shqiptarëve
M.P. / RTKlive
Kori dhe Okrestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajnë këtë të shtunë koncertin në nderim të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Nën drejtimin e dirigjentit Baki Jashari, do të interpretohen vepra nga nga Richard Strauss, Wojciech Kilar, Ludwig Van Beethoven, Kreshnik Aliçkaj dhe Valton Beqiri. Institucioni i muzikës ka siguruar që të ketë edhe premierë vepre, të ndërlidhur me historinë e vendit.
“Do të interpretohet edhe premiera e veprës ‘Exodus’ nga Mendi Mengjiqi, dedikuar 25-vjetorit të eksodit të mbi 1 milion shqiptarëve të Kosovës, të cilët u detyruan të largohen nga Kosova nga forcat paramilitare dhe ushtarake jugosllave dhe serbe”, thuhet në njoftimin e Filharmonisë.
Në koncert do të interpretojnë sopranot Krenare Gashi dhe Arta Jashari të shoqëruar me lahutë nga Anton Çivlaku.
Radio Televizioni i Kosovës është sponsori medial i kësaj ngjarje.























