Krasniqi: Kosovarët po vuajnë pasojat e sanksioneve të BE-së
BKT
Foto/ PDK
Lajme

Krasniqi: Kosovarët po vuajnë pasojat e sanksioneve të BE-së

A.B/RTKlive

Kryetari i PDK- së, Memli Krasniqi, sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, është takuar me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

“Ambasadorit Szunyog, ia ritheksova se qytetarët e Kosovës po vuajnë pasojat e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian, për shkak të papërgjegjësisë dhe paaftësisë së Qeverisë Kurti, e cila po vazhdon të marrë vendime të pamatura dhe po tenton të cenoj pavarësinë e institucioneve më të larta juridike dhe ekonomike në vend. PDK si parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, dhe si lidere e opozitës do të vazhdojë të luaj rol konstruktiv në mirëmbajtjen dhe avancimin e raporteve të mira me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në ‘Facebook’.


MË SHUME NGA Lajme