09:52 / 15.02.2024
Shqyrtohet lista e kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së
Arbresha Berisha/ RTK
Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së ka shqyrtuar listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të bordit të televizionit publik.
Numri i kandidatëve për anëtarë të bordit është 17.
Mirëpo jo të gjithë sipas anëtarëve të këtij komisioni i plotësojnë kushtet për tu thirrur në intervistë.
Kushtet nuk i plotësoi Faton Mehmetaj, ndërsa disa prej kandidatëve nuk patën të kompletuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm, por që të njëjtit u ftuan për intervistim.























