Kuvendi s’ka kuorum, marrëveshjet ndërkombëtare mbesin pa u votuar
M.Miftari/RTKlive
Kuvendi i Kosovës, në seancën e mbajtur, sot, nuk pati kuorum të mjaftueshëm për të hedhur në votim nëntë marrëveshje ndërkombëtare.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, që në fillim të seancës bëri të ditur se për votimin e marrëveshje ndërkombëtare mungon kuorumi i nevojshëm.
Dështon edhe themelimi i organit përzgjedhës për OSHP-në
Në mungesë të votave të mjaftueshme ka dështuar edhe themelimi i organit përzgjedhës të pavarur për përzgjedhjen e anëtarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Kryeparlamentari Konjufca bëri të ditur se kjo pikë e rendit të ditës mbetet për t’u shqyrtuar në një nga seancat e readhës.
Adelina Grainca zëvendëson deputeten Tinka Kurti
Adelina Grainca zëvendëson deputeten Tinka Kurti në Komisionin për Administratë Publike.
Propozimi i ardhur nga LVV për zëvendësimin e deputetes Tinka Kurti nga deputetja Adelina Grainca, u miratua me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Dështon themelimi i Komisionit Hetimor Parlamnentar për zjarret në IML
Dështon themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti.
Për themelimin e këtij komisioni votuan 22 deputetë.
Kjo pikë e rendit të ditës mbetet të trajtohet në një nga seancat e radhës.























