Ansamblet kombëtare të Kosovës e Shqipërisë nesër me koncert
BKT
Kulturë

Ansamblet kombëtare të Kosovës e Shqipërisë nesër me koncert

M.P. / RTKlive

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, së bashku me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria, nesër do të organizojnë koncert për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Koncerti ofron program të pasur artistik, me këngë dhe valle të bukura shqipe, ndërsa mbahet në Obiliq në Shtëpinë e Kulturës ‘Xhavit Haziri’, duke filluar nga ora 20:00”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Ky do të jetë koncerti i parë për sivjet i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.

 


MË SHUME NGA Kulturë