AKV ‘Shota’ bëhet me sallë të rinovuar të ushtrimeve
BKT
Kulturë

AKV ‘Shota’ bëhet me sallë të rinovuar të ushtrimeve

M.P. / RTKlive

Ka përfunduar rinovimi i sallës së ushtrimeve në ndërtesën e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili ka thënë se kjo nënkupton cilësi në program artistik.

“Tashmë valltarët dhe instrumentistët e Ansamblit kanë një hapësirë me kushte të përshtatshme për të ushtruar veprimtarinë e tyre artistike”, ka shkruar ai.

Çeku ka premtuar praktikë të njëjtë me institucionet tjera publike të kulturës.


MË SHUME NGA Kulturë