23:50 / 15.02.2024
Hoti: Paradoksale, vendi më proamerikan me marrëdhënie të tendosura me SHBA
G.K/RTKlive
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti, duke përmendur sanksionet e BE-së dhe marrëdhëniet Kosovë-SHBA.
Hoti tha se është paradoksale që vendi më proamerikan të ketë një pozicion të tillë.
“Sot, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës do të duhej të ishin në takime në Tiranë, qoftë edhe si pjesë e takimeve të Sekretarit Blinken me lidershipin e Shqipërisë. Por, fatkeqësisht, duhet të ndëgjojmë sqarimet e Ambasadorit Amerikan në Prishtinë për të vërtetën e raporteve të ShBA-së me Kosovë, sepse Qeveria e Kosovës është thjesht manipuluese e opinionit publik”, shkroi Hoti.























