Moti sot, me diell dhe vranësira
BKT
Lajme

Moti sot, me diell dhe vranësira

RTKlive

Sot  mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më të shtuara pritet të jenë në orët e mëngjesit, ku mund të ketë edhe mjegull lokalisht.

Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-22 km/h.


MË SHUME NGA Lajme