Shtëpia e masakrës në Poklek në fazë të fundit të muzealizimit
BKT
Kulturë

Shtëpia e masakrës në Poklek në fazë të fundit të muzealizimit

M.P. / RTKlive

Shtëpia e masakrës në fshatin Poklek të Drenasit aktualisht ndodhet në fazën e fundit drejt muzealizimit.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku bashkë me deputeten Shqipe Mehmeti Selimi dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, Imer Hakaj, ka vizituar shtëpinë e cila është dëshmi për krimet e viteve të 90’ta.

“Jemi në fazën e fundit të muzealizimit të shtëpisë së masakrës në Poklek të Drenasit, ku forcat serbe  masakruan 53 civilë nga familjet Muqolli, Caraku, Elshani, dhe Hoxha. Në mesin e tyre ishin 23 fëmijë, më i vogli gjashtë muajsh dhe më i madhi 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.


MË SHUME NGA Kulturë