20:27 / 22.02.2024
Promovohet libri `Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës 1999`
Arbana Hajredinaj/ RTK
Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë organizoi promovimin e librit “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës nga Fahri Musliu. Pjesë të librit janë edhe intervista të ndryshme.
Libri i autorit Fahri Musliu “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës 1999-2001”, mes tjerash, sjell edhe intervistat e disa personaliteteve të realizuara në kohën kur ata ishin në burgje
Ndër tjerash, autori tregoi se pjesë të librit janë edhe intervistat me Albin Kurtin dhe Flora Brovinën.
I pranishëm ishte edhe avokati Teki Bokshi, i cili gjatë viteve të luftës në Kosovë kishte dhënë kontributin e tij për lirimin e të arrestuarve në Beograd.
Libri u mirëprit nga shumë të interesuar dhe medie vendore e të huaja.























