Leverkusen fiton nga Mainz, Xhaka realizon gol të bukur
BKT
Sport

Leverkusen fiton nga Mainz, Xhaka realizon gol të bukur

Uran Krasniqi / RTKLive

Bayer Leverkusen ka triumfuar kundër Mainz duke i ikur për njëmbëdhjetë pikë skuadrës së Bayern Munich.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "BayArena" është mbyllur me rezultat 2-1. 

Qysh në minutën e tretë Granit Xhaka e ka gjetur golin me një goditje të fortë prej jashtë zonës. Mysafirët kanë reaguar brenda pjesës së parë, duke e barazuar rezultatin me golin e Kohr. 
Pjesëloja e parë është mbyllur me këtë rezultat. 

Në pjesën e dytë, Leverkusen ka rigjetur avantazhin me golin e realizuar nga Andrich në minutën e 68-të. Ky gol edhe i ka siguruar fitoren skuadrës së Xabi Alonso. 

Pas kësaj ndeshje, Leverkusen konsolidon pozitën e parë në tabelën e Bundesligës me 61 pikë, ndërsa Bayern Munich ndodhet në vendin e dytë me 50 pikë. Në anën tjetër, Mainz gjendet në vendin e shtatëmbëdhjetë me vetëm 15 pikë.