Kurti merr pjesë vetëm virtualisht në Samitin e Tiranës
BKT
Lajme

Kurti merr pjesë vetëm virtualisht në Samitin e Tiranës

SH.Ç/RTKlive

Në Samitin rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë nuk do të merr pjesë fizikisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por ai do të jetë vetëm virtualisht përmes një video-adresimi.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka konfirmuar për RTKlive se për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri Kurti nuk do jetë i pranishëm fizikisht në samitin e sotëm në Tiranë.

“Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, ka bërë të ditur Kryeziu.

Në Tiranë mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ky samit mbahet një ditë pas atij Ukrainë-Evropa Juglindore në kryeqytetin shqiptar dhe do të ofrojë  mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.


MË SHUME NGA Lajme