Smakiqi: Familja e shqetësuar për shëndetin e Hasan Dakajt
BKT
Lajme

Smakiqi: Familja e shqetësuar për shëndetin e Hasan Dakajt

Emine Hoti / RTKlive

Po bëhen dy muaj nga arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdar. Avokati i familjes së tij, Xhevdet Smakiqi konsideron se ndaj tij është ushtruar dhunë fizike.

“Në vazhdimësi jemi në kontakt me avokatin që sipas detyrës zyrtare e ka caktuar shteti serb. Atij më datën tre mars i skadon muaji i dytë që po mbahet i kidnapuar. Informacionet e fundit janë shqetësuese për faktin se pas vizitës që e ka pasur nga familjarët kanë vërejtur një hematomë mbi vetull të Hasan Dakaj, ku nuk dihet se nga se i është shkaktuar. Ne konsiderojmë që ndaj tij është ushtruar dhunë fizike”, tha ai në emisionin “Info Plus” në RTK .

Avokati Smakiqi theksoi se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës, MPJD dhe i ngarkuari me punë në Beograd që ta informojnë çdo organizatë ndërkombëtare, ndërmjetësit në Bruksel, Fondin për të Drejtën Humanitare në Serbi, si dhe Kryqin e Kuq për rastin e tij.

“Do të kërkojmë tani si avokat i familjes së Hasan Dakajt që të shkojë në vizitë edhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe organizatat tjera që merren me mbrojtën e të drejtave dhe lirive të njeriut në mungesë të një kujdesi nga qeveria dhe shteti jonë”, deklaroi ai.

Smakiqi theksoi se familja Dakaj është e shqetësuar edhe për faktin se përveç vizitës që i është lejuar bashkëshortes dhe djalit të tij, nuk ka ndonjë komunikim të rregullt me të.

Sipas tij, mbajtja në paraburgim, respektivisht  rrëmbimii tij nënkupton që ai është në rrezik edhe për jetën.

“Shpresojmë që Qeveria e Serbisë e kanë kidnapuar gabimisht sepse nuk e ka identifikuar askush Hasan Dakajn si të dyshuar për rastin për të cilin pretendon Prokuroria e Serbisë”, nënvizoi ai.


MË SHUME NGA Lajme