07:57 / 04.03.2024
Osmani uron Bullgarinë për Ditën e saj Kombëtare
Sh.Ç/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Bullgarinë për Ditën e saj Kombëtare.
Presidentja Osmani ka shpërndarë një fotografi me presidentin e Bullgarisë, ku ka uruar për ditën kombëtare të tyre.
“Si një partner i rëndësishëm i Kosovës, jam e kënaqur që shoh bashkëpunimin dypalësh dhe mes njerëzve ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë duke u forcuar”, ka shkruar Osmani në X.























