Bajraj: Aksidentalisht jam bërë poete | Video
K.K/RTKlive
“Poezi për fuqi”, ngjarja artistike për fuqizimin e gruas, ishte tema e sotme me të ftuarën në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radiotelevizionin e Kosovës, Vjollca Bajraj, artiste, poete e mjeke.
Fillimisht ajo rrëfen se pas ikjes të të madhit Xhevdet Bajraj (bashkëshortit), ka nisur të merret me poezi.
“Aksidentalisht jam bërë poete, sepse kam filluar të shkruaj së voni, që një vit e gjysmë”, tha Bajraj.
Ndër të tjera, ajo shtoi se sa i përket poezisë, krahas Xhevdetit, është ndier e vogël.
“Unë gjithmonë e kam dashur literaturën, poezinë, Ndoshta për këtë arsye kam qenë me Xhevdetin, por asnjëherë nuk kam shkruar poezi, se Xhevdeti ka qenë aq shumë i mirë në poezi, kështu që unë jam ndier shumë e vogël”, shtoi ajo.
“Të jetosh me një poet është një gjë e jashtëzakonshme dhe nuk është e lehtë të jetosh me një poet. Ata e kanë jetën e vet emocionale, i kanë baticat dhe zbaticat, të cilat janë prezente gjithmonë në jetën e një poeti, e ndonjëherë ti si bashkëudhëtare e tij duhet të tolerosh. Kam ardhur specifikisht për 'Poezi për fuqi', me ftesë të ArtPolis. I falënderoj shumë. Nuk kam libër të botuar, por kam poezi të botuara nëpër rrjete sociale”, tha ajo.























