10:03 / 04.03.2024
Osmani për bazën ajrore në Kuçovë: Ku ka NATO, ka paqe e stabilitet
Sh.Çoçaj/RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë është hap i rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës së Atlantikut Verior në rajon.
Presidentja Osmani ka thënë se kjo bazë taktike ajrore do të kontribuojë në rritjen e sigurisë.
“Hapja e Bazës Taktike Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet”, ka shkruar Osmani në X.























