Maqedonci: Baza e Kuçovës i jep karakter tjetër gjeostrategjik Shqipërisë
BKT
Lajme

Maqedonci: Baza e Kuçovës i jep karakter tjetër gjeostrategjik Shqipërisë

Emine Hoti / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci mori pjesë në ceremoninë e rihapjes së bazës ajrore ushtarake në Kuçovë të Republikës së Shqipërisë, të cilën e vlerësoi si një ngjarje historike që do t`i jap karakter tjetër gjeostrategjik Shqipërisë e Ballkanit në përgjithësi.

“Kjo bazë që do të shërbej si bazë ajrore taktike e operacionale përbën investimin më madhor të Shqipërisë dhe aleancës së NATO-s, si aset i vyer i mbrojtjes kolektive në dekadën më të kërcënuar të sigurisë”, tha Maqedonci.

Ai shtoi se si çdoherë kombi shqiptar është në anën e duhur të historisë, andaj dhe kjo bazë ashtu si dhe të gjitha kapacitetet ushtarake do të jenë vetëm në funksion të paqes.

“Gjersa Forca e Sigurisë së Kosovës në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit do të ngrisë dhe kapacitetet e saj ajrore, urojmë që Shqipëria të vazhdojë ndërtimin e flotës moderne ajrore”,  tha ai.

Maqedonci theksoi se përmes bazës ajrore të Kuçovës, situata e sigurisë në Ballkan tashmë do të shihet nga një prizëm tjetër, sigurisht më i konsoliduar se kurrë bashkëpunimi ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s dhe fqinjëve që duan stabilitetin.


MË SHUME NGA Lajme