Në 50 vjetorin e vdekjes, do të përkujtohet vepra e Gjovalin Gjadrit
M.Sh/RTKlive
Revista “Shêjzat” në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, organizon një ditë studimi me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Gjovalin Gjadrit. Ngjarja organizohet më 13 mars 2024 në Prishtinë në ambienteve të FIN-it.
Ndërsa sesioni i parë, sipas njoftimit për media, i kushtohet aktivitetit profesional të inxhinier Gjadrit, sesioni i dytë i kushtohet aktivitetit të tij letrar.
Në këtë kuadër do të mbahen kumtesa nga Adrian Ndreca, i cili flet për dramat e panjohura gjermanisht të Gjovalin Gjadrit. Albulena Blakaj po ashtu do të fletë për peshën e gjuhës dhe kulturës gjermane në krijimtarinë e tij, ndërsa për letërsinë flasin Jovan Basho dhe Ndue Ukaj.























