Qerkini flet për bastisjen: Selimi nuk e ka statusin e personit të dyshuar
BKT
Lajme

Qerkini flet për bastisjen: Selimi nuk e ka statusin e personit të dyshuar

Valjeta Shala/RTK

Për bastisjen në shtëpinë e Selimit, rastin e ka konfirmuar edhe avokati Artan Qerkini. Ai tha se Selimi nuk e ka statusin e personit të dyshuar.

“Me urdhër të gjyqtarit të procedurës është bastisur shtëpia e Sylejman Selimit. Dua të theksoj se ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por sipas urdhrit të Gjykatës mendohet së në shtëpinë e tij mund të këtë pas prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, deklaroi Qerkini.  Specialja kryen bastisje në shtëpinë e Sylejman Selimit

Gjykata Speciale ka bastisur shtëpinë e ish-komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi. Aksioni është duke u zhvilluar në lagjen “Qëndresa” në Veternik.

Zëdhënësi Cristopher Bennett  nga Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka konfirmuar operacionet që janë zhvilluar sot në Prishtinë.

Nga Gjykata Speciale kanë thënë se po kryejnë operacione të vazhdueshme.

 


MË SHUME NGA Lajme