Kalon Projektligji për sportin, por jo marrëveshjet ndërkombëtare
BKT
Lajme

Kalon Projektligji për sportin, por jo marrëveshjet ndërkombëtare

V. Thaçi/ RTKlive

(E plotësuar 13:23) Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ka kaluar Projektligji për sportin, për të cilin kanë votuar 61 deputetë. Në këtë seancë ka kaluar edhe Projektligji për tekste shkollore me 62 vota për dhe një abstenim, por jo edhe projektligjet për marrëveshjet ndërkombëtare, për mungesë të kuorumit.

Për këto projektligje kanë votuar 76 deputetë përshirë edhe deputetët e AAK-së, ndërsa 4 deputetë nuk kanë marrë pjesë në Kuvend. Në rend dite ishin edhe disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat u bartën për seancat e radhës.

Tutje me 62 vota për, një kundër dhe një abstenim u votua formimi i një komisioni hetimor parlamentar, lidhur me menaxhimin e punës të anëtarëve të jashtëm dhe zyrtarëve në  Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga i cili kërkohet që të veproj në përputhje me ligjin për hetime parlamentare dhe Kuvendit t’ia paraqes raportin përfundimtar në afatin prej  gjashte muajve nga dita e themelimit.

Murati: Masa për mbështetjen e fëmijëve po zbatohet

Deputeti Pal Lekaj, në seancën e sotme të Kuvendit, ka pyetur ministrin e Financave, Hekuran Murati, se pse Qeveria nuk ka arritur ta realizojë premtimin për rimbursimin e familjeve për fëmijë në bazë të të ardhurave.

Ministri Murati tha se masa për mbështetjen e fëmijëve është duke u zbatuar qysh ka fundi i vitit të kaluar.

“Të gjithë ata fëmijë që janë në skemën e shtesave për fëmijë apo familjet që marrin shtesat për fëmijë kanë përfituar nga rimbursimi i përllogaritur i TVSH-së së një shporte minimale për secilin prej fëmijëve”, tha Murati.

Ai tha se fillimisht ka qenë shuma e njëjtë për të gjithë fëmijët në vlerë prej 100 eurove, e pastaj gjatë viteve të ardhshme do të rafinohet sistemi.

Tutje Lekaj pyeti edhe ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, segmentin e rrugës Dollc-Gjakovë, kohën se kur do të përfundojë së rregulluari, sepse, sipas Lekajt, është bërë e rrezikshme qarkullimi nëpër atë rrugë.

E ministri Aliu tha se në atë segment rrugor kanë dalë probleme të shumta me infrastrukturë nëntokësore, duke theksuar se problemi kryesor në atë rrugë është shpronësimi. “Qoftë në fazën e projektimit nuk ka pasur kontroll të cilësisë, në nënshkrimin e kontratave nuk ka pas vëmendje të qarte mbi këto detaje që kanë të bëjnë me projektimin”, tha Aliu.

Çeku:Aktivitetet që lidhen me Epopenë do të organizohen deri në fund

M.Miftari/ RTKlive

(E përditësuar 12:29) Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, në cilësinë e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Shënimin e Përvjetorëve të Pavarësisë, të Epopesë së UÇK-së dhe Çlirimit, ka sqaruar lidhur me punën e këtij komisioni.

Ai në fillim bëri të ditur se ky komision është mandatar nga Qeveria për shënimin e disa datave të rëndësishme historike të shtetit dhe të popullit.

“Në Këshill kemi vendosur që tri data, pra e pavarësisë, epopesë dhe çlirimit, t’ia shtojmë deh 24 Marsin, respektivisht nisjen e fushatës ajrore të NATO-s”, tha ministri Çeku.

Ai më tej njoftoi për kalendarin e aktiviteteve për shënimin e këtyre ngjarjeve, që, sipas tij, shtrihen përgjatë tërë vitit, duke filluar nga muaji shkurt e deri në dhjetor, që realizohen në shumë komuna të Kosovës.

Në kuadër të këtij komisioni, ministri Çeku tha se parashihen të themelohen edhe grupe të veçanta, ku do të mund t ftohen edhe anëtarë e grupe të tjera, sipas nevojës.

“Për këtë qëllim e kemi kontaktuar edhe Komunën e Skënderajt për të bashkëpunuar rreth aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së”, tha Çeku.

Deliu-Kodra:Po përmbysni një traditë shumëvjeçare

M.Miftari/ RTKlive

Ndaj deklaratës së ministrit Çeku ka reaguar deputetja Blerta Deliu-Kodra, nga radhët e PDK-së, e cila tha se ju keni përjashtuar Komunë e Skënderajt nga komisioni në të cilin përfshihen grupet e veçanta.

“Ata njerëz, të cilët kanë bashkëpunuar për shumë vite me secilën qeveri, nuk munden në një formë siç e ka bërë qeveria Këshillin Organizativ, ta përjashtojë një komunë, e cila ka pasur angazhimin maksimal. Nuk mund ta kuptojë që një traditë shumëvjeçare të përmbyset në formën sesi ju po e bëni”, deklaroi deputetja Deliu-Kodra.

Pas fjalës së ministrit Çeku, përfundoi pika ‘Deklarimet jashtë rendit të ditës’ nga ana e Qeverisë.

Pas fjalës së ministrit Çeku, përfundoi pika ‘Deklarimet jashtë rendit të ditës’ nga ana e Qeverisë.

Haradinaj: Po punohet prapa shpine, po u cenohen të drejtat mësimdhënësve

N.Mekolli /RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar mungesën e krerëve të Qeverisë, në seancën e sotme të Kuvendit, në Ditën e Mësuesit.

“Sot në Ditën e Mësuesit, po mungon Qeveria, nuk është këtu, pse po mungon dhe si po mungon. Këtë ditë ka qenë e udhës me dhënë ndonjë lajm të mirë për mësuesit - mësimdhënësit, pra nuk ka ditë më të duhur se kjo se për me ardh pjesëtari i Qeverisë dhe me tregu se çka ka ndërmarrë për të përmirësuar pozitën e mësimdhënësve, pra nuk ka ndodhur kjo. Normal që nuk ka ndodhur”, tha ai.

Haradinaj kritikoi edhe përkrahjen që po u bëhet, sipas tij, ndryshimeve ligjore që t’u hiqen vitet kontribut dhënëse dhe për të ndryshuar kontratën individuale të punonjësve të arsimit.

“Jo vetëm kaq, jemi hipokritë ne që i rrahim shuplaka, të gjithë, për veteranët e arsimit, e në të njëjtën kohë përkrahim ndryshimet ligjore me iu heq vitet kontribut dhënëse, imagjinojeni sa hipokritë jemi. I dashuri mësues po punohet prapa shpine, me arrogancën e numrave me ndryshuar kontratën individuale, pra me ia cenuar të drejtat që i kanë të njohura me ligj mësimdhënësit”, tha ai.

Haradinaj vlerësoi se emigracioni është duke u rritje, kjo sidomos pas liberalizimit të vizave. "Qeveria duhet të ndihmoj të rinjtë, të hap vende pune për ta, të ofroj një politike që të ndihmojë në dhënien e kredive", tha Haradinaj.

Kadrijaj: Punëtorët e pastrimit në Kuvendin e Kosovës në grevë

M.Miftari/ RTKlive

(E përditësuar 12:09)

Time Kadrijaj, deputet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pasi uroi 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, shprehu kritika ndaj Qeverisë Kurti, duke thënë se punëtorët e arsimit janë të interesuar për veprime konkrete në rritjen e pagave e jo lavde .

Deputetja Kadrijaj ftoi institucionet e vendit që të ndalin ushtrimin e presioneve ndaj mësimdhënësve, ndaj sindikatave.

Ajo në foltoren e Kuvendit bëri të ditur se punëtorët e pastrimit në Kuvendin e Kosovës janë në grevë, për shkak të pagave të ulëta.

“Ndalnin shantazhet, punoni dhe mjaft më me lavde, sepse keni ardhur në pushtet për të bërë punë e jo të thurni lavde”, tha, mes tjerash, deputetja Kadrijaj.

Dehari: Të betohen mësuesit, sikurse mjekët në “Betimin e Hipokrtit”

M.Miftari/ RTKlive

(E përditësuar 11:49)

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, ka folur për rolin e profesionit të mësuesisë në ngritjen e vetëdijes shoqërore.

Ai, teksa uroi 7 Marsin, Ditës së Mësuesit, propozoi për themelimin e një teksti në të cilin kuadrot e reja të arsimit të mund të betoheshin në ngritjen e ndërgjegjes për punë, në shërbim të zhvillimit të procesit mësimor, në ngritjen e rezultateve në sfidat që ngërthen sot arsimin në vendin tonë.

Dehari me këtë rast përmendi rezultatet e arritshmërisë në testin “PISA”, prej nga nxënësit tanë dalin me rezultate jo të kënaqshme.

“Dita e Mësuesit duhet të na ndërgjegjësojë. Të krijojmë kushte për të gjithë fëmijët e të rinjtë tanë që nga arsimi parashkollor e deri te ai pasuniversitar. Kjo festë duhet të na mobilizojë në radhë të parë mësimdhënësit e përfaqësuesit e institucioneve për t’i përgatitur nxënësit me njohur bashkëkohore që në vlerësimin e PISA-s të shënojnë rezultate më të mira”, tha ndër të tjera, Dehari, derisa shtoi se institucionet gjegjëse të kenë vëmendjen e shtuar në ruajtjen e identitetit kombëtar të fëmijëve tanë në mërgatë, përmes organizimit të mësimit plotësues.

Ai kërkoi nga institucionet shtetërore që të mundësojnë që mësuesit të ndjekin shembullin e mjekëve, të cilët betohen në tekstin e Hipokratit, në mënyrë që punëtorët e arsimit të betohen në tekstin e betimit të mësuesit.

“Institucionet tona shtetërore të mundësojnë që mësuesit të ndjekin shembullin e mjekëve, që punëtorët e arsimit të betohen në tekstin e betimit të mësuesit, që në vitin 1966 me kërkesë të UNESCO-s, e ka hartuar pedagogu zviceran Robert Dotrens (Robert Dottrens)”, deklaroi deputeti Dehari.

Në Kuvend betohet Komisionerja Parlamentare për FSK-në, Remzije Zeqiraj

M.Pasoma /RTKlive

(E përditësuar 11:19)

Është betuar Komisionerja Parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Remzije Zeqiraj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ajo është zgjedhur me mandat 5 vjeçar, teksa kishte fituar garën ndaj kandidatëve të tjerë Fadil Hadërgjonaj dhe Sami Hajrullahu.

(11:00) Nis seanca e Kuvendit me duartrokitje për mësimdhënësit

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me praninë e veteranëve të arsimit për nder të Ditës së Mësuesit.

Deputetët i kanë mirëpritur mësimdhënësit me duatrokitje dhe ngritje në këmbë. Në rend dite janë 30 pika, ku ndër më të rëndësishmet janë votimi i ndryshimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial; i Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Medieve; i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe IVF; ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.


MË SHUME NGA Lajme