18:38 / 07.03.2024
Gërvalla takon ambasadorin e Lituanisë, diskutojnë për zhvillimet aktuale
Gentiana Kelmendi|RTKlive
Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës Donika Gërvalla priti në takim ambasadorin e Lituanisë, Eduardas Borisovas.
Në takim mes tjerash diskutuan për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Lituanisë, dhe zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon.
“Mirësevini në Kosovë, ambasadori i ri i Lituanisë, Shkëlqesia e Tij Z.Eduardas Borisovas.
E uruam për emërimin e tij dhe së bashku diskutuam për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Gjithashtu u theksua nevoja për veprim në ruajtje të paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.























