Ahmeti takon ministrin e Tajlandës, flasin për bashkëpunim kulturor
BKT
Kulturë

Ahmeti takon ministrin e Tajlandës, flasin për bashkëpunim kulturor

N.M. /RTKlive

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, u takua me ministrin e Kulturës të Mbretërisë së Tajlandës, Sermsak Pongpanit

Bëhet e ditur se gjatë takimit u bisedua mbi raportet e shkëlqyeshme kulturore mes dy vendeve dhe u shqyrtuan mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit.

“Zëvendësministri Ahmeti, përgëzoi Tajlandën  për ushtrimin me sukses të diplomacisë publike. Po ashtu, tha se aktivitetet kulturore të shumta dhe marrëveshja bilaterale në proces në këtë drejtim, ngërthen të gjitha elementet e përparimit të bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve”, njofton zyra për informim e MPJD-së.

Ahmeti falënderoi ministrin Pongpanit për mbështetjen dhe e ftoi atë për një vizitë në Kosovë, me ç ‘rast mund të nënshkruhet edhe Marrëveshja për Bashkëpunim Kulturor.


MË SHUME NGA Kulturë