12:29 / 08.03.2024
Gratë marshojnë me moton “Nuk dua lule, por dua kontratë pune”
K.Kasumi/RTKlive
Sot, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kolektivi “Marshojmë, S’festojmë” ka mbajtur marshin me moton “Nuk dua lule, por dua kontratë pune”. Ato marshuan në sheshin “Zahir Pajaziti” deri te sheshi Skënderbeu.
Gratë që marshuan kërkuan drejtësi për gratë e vrara, kërkuan vende pune me moton “Nuk dua lule, por dua kontratë pune”, me pankarta në duar me mbishkrime “liri, barazi, solidaritet”.























