18:07 / 08.03.2024
Osmani kërkon zbatimin e marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit
RTK
Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi me delegacionin nga Zyra për Koordinimin e Këshillave Kombëtare Boshnjake, i cili po qëndron në Kosovë, e ka theksuar të nevojshëm zbatimin e të gjitha parimeve të nënshkruara në marrëveshjet e Procesit të Berlinit, duke filluar nga liria e lëvizjes.
Osmani bëri thirrje për bashkëpunim edhe më të ngushtë, në radhë të parë të natyrës institucionale, ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, e pastaj ndërmjet mes popullit shqiptar dhe atij boshnjak, për projekte të përbashkëta dhe shkëmbime në fushën e arsimit dhe kulturës.























